Shoqatat Humanitare “Firdeus” dhe “Bereqeti” dhurojnë pesë mijë kilogram miell në Kamenicë

Shoqatat Humanitare “Firdeus” dhe “Bereqeti” dhurojnë pesë mijë kilogram miell në Kamenicë

Shoqata Humanitare “Firdeus” nga hoxha Elvis Naçi dhe Shoqata Humanitare “Bereqeti” në Prishtinë që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës gjatë ditës së djeshme kanë dhuruar pesë mijë kilogram miell.

Donacioni është pranuar nga koordinatori i “SH.H Bereqeti” dega në Kamenicë, Xhemush Biqku.

100 thasë me miell janë në xhaminë e fshatit Berivojcë dhe 100 thasë me miell në xhaminë në Hogosht, dhe është menduar që këta thasë me miell të shpërndahen nga dy thasë për secilen familje në nevojë.

Komuna falënderon të gjithë ata persona që janë duke e ndihmuar Komunën e Kamenicës në forma dhe me ndihma të ndryshme.

Bashkë mund t’i kalojmë këto ditë të vështira!

KOMENTE