Falënderimi i takon vetëm Allahut xh.sh, paqa dhe mëshira e Allahut qotë për profetin Muhamedin a.s, familjen e tij shokët e tij dhe mbi të gjithë besimtarët musliman.
Muaji i Ramazanit është muaji i begative, muaj i mëshirës dhe faljes, muaj në të cilin iu përgjigjet lutjeve dhe ndihmohen nevojtarët. Muaj i dhuntive dhe i dhuratave po ashtu dhe muaj i teravive. Muaj i dhikrit i përmendjes së Allahut dhe tesbihut, madhërimit të Tij.
Falënderojmë Allhaun xh.sh që na bëri të mundur të arrijmë edhe këtë Ramazan.
“Të nderuar vëllezër dhe motra në emrin tim personal dhe në emër të KBI-së në Bujanoc të gjithë besimtarëve musliman të Luginës dhe më gjërë ua urojmë muain e bekuar të Ramazanit duke e lutur Allahun që të ju bekojë me të gjitha të mirat. E lusim Allahun fuqiplotë të na lehtëson agjërimin, të na flalë mëkatet tona dhe të na largoj nga zjarri i xhehenemit!” , uron kryetari i KBI-së së BIPBM-së pë Bujanoc, Bejtullah Bejtullahu, transmeton titulli.
Nesër fillon muaji i bekuar i Ramazanit. Ramazani është muaj i pendimit, muaj në të cilin Allahu liron njerëz nga zjarri i Xhehenemit, muaj në të cilin veprat e mira shumëfishohen, andaj punoni që të fitoni shumë shpërblime, punoni që të shpëtoni veten tuaj nga zjarri, pendohuni, ngase Allahu i do të penduarit
Lusim Allahun të na mundësojë që ta përjetojmë këtë muaj me besim dhe sinqeritet të plotë.Amin
Eselamu alejkum- Paqa dhe mëshira e Allahutr qoftë mbi ju.
http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=678