Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për grupet e “FIBA Europe Cup Women”, ku për herë të parë do të marrin pjesë vashat e KB Prishtinës.
Prishtina është në një grup të vështirë me Sparta & Moskow Region Vidnoje, MBA Moscow dhe Beshiktashin e Turqisë.
Dy ekipet e para nga grupi kualifikohen tutje, transmeton kp. Prezent në short ka qenë përfaqësuesja e klubit, Vlora Braha dhe trajneri Fidan Shatri.
Kjo është hera e parë që një klub kosovar merr pjesë në gara ndërkombëtare për femra.