Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, klubi i boksit “Drita” organizon Turneun Memorial Ndërkombëtar në boks “Agim Rashiti”, transmeton 2LONLINE.com.
Turneu do të mbahet me datë 08.12.2019 këtë të dielë nga ora 13:00, në Palestrën e Sporteve, “Bashkim Selishta – Petriti”, në Gjilan.
Në këtë garë tashmë tradicionale marrin pjesë boksierë të shumtë garues dhe tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen nga këto vende: Kosova, Shqipëria, Maqedoni, Mali Zi, Bosnia Herzegovina. /2LONLINE.com/.