(2L ONLINE) – Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” nga Gjilani, është themeluar më 16 janar 2001 me iniciativën e gazetarëve rajonalë. Ky klub, që nga themelimi, ka organizuar dhe mbajtur mbi 170 debate e tryeza, me interes për shoqërinë civile dhe qytetarët e Gjilanit e të Kosovës. Synim i këtij klubi ka qenë dhe mbetet avancimi i gazetarisë rajonale, përparimi dhe avancimi i shkrimeve, informimi i shpejt, objektiv dhe i paanshëm si dhe involvimi i qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Për shkak të agjendës së Flakës së Janarit përvjetorin Klubi pritet ta shënojë në një ditë tjetër duke e trajtuar një temë shumë aktuale, migrimin dhe inkuadrimin e gjilanasve në luftërat e huaja thotë kryetari i saj Musa Sabedini.
Për shkak të agjendës së “Flakës së Janarit”, Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” do të shtyjë për një ditë tjetër shënimin e 14 vjetorit të themelimit të saj.
Musa Sabedini kryetar i këtij klubi thotë se për shkak të dukurisë shumë shqetësuese që po mbretëron në Gjilan e Anamoravë që lidhet me migrimin dhe inkuadrimin e gjilanasve në luftërat e huaja, preokupim kryesor mbetet trajtimi i këtyre temave për vitin 2015. “Përvjetorin do ta shënojmë pikërisht me këtë problematikë sepse është tepër shqetësuese ikja e gjilanasve sikurse edhe inkuadrimi i tyre në Siri”.
Megjithatë, Sabedini ka përkujtuar se ky Klub për këto 14 vite ishte në shërbim të informimit të drejtë, të saktë, të paanshëm dhe objektiv dhe me sukses ka arritur të realizojë misionin , duke informuar drejt, korrekt dhe në mënyrë shumë profesionale.
“Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”, është themeluar më 16 janar 2001, me iniciativën e gazetarëve rajonalë. Ky klub, që nga themelimi , ka organizuar dhe mbajtur mbi 160 debate e tryeza, me interes për shoqërinë civile dhe qytetarët e Gjilanit e të Kosovës. Synim i këtij klubi ka qenë dhe mbetet avancimi i gazetarisë rajonale, përparimi dhe avancimi i shkrimeve, informimi i shpejt, objektiv dhe i paanshëm si dhe involvimi i qytetarëve në proceset vendimmarrëse” thotë Musa Sabedini.
Duke folur për aktivitetet dhe punën e këtij klubi Sabedini tha se tashmë janë bërë 14 vite që ecëm e rrugëtuam bashkë. Folëm, diskutuam, trajtuam, polemizuam temat nga më të ndryshmet. “E filluam punën tonë me shumë përkushtim duke u angazhuar maksimalisht të punonim dhe të ecnim në hap me kohën. Edhe gjatë vitit 2014 rrugëtuam bashkë, diskutuam bashkë, sensibilizuam bashkë, folëm e dhamë ide së bashku. Trajtuam problemet më jetike të qytetit të Gjilanit , Anamoravës dhe, kur ishte nevoja e momenti, edhe të Kosovës” ka thënë Sabedini.
“Me debatet tona treguam vlerat e demokracisë dhe avancuam vlerat e kulturës debatuese. Dhe i vetmi qëllim që na bashkoi ishte interesi i vetëm i përbashkët – mirëqenia e qytetarit dhe avancimi i të drejtave të tij. Ishim ndërtues të institucioneve tona, dhamë një kontribut të pamohueshëm, që këto institucione të jenë në shërbim të qytetarëve.”
Sipas tij sovran i vetëm ishin qytetarët dhe ata që e deshën dialogun e hapur, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë.
“Jo rastësisht Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” tanimë ka dy role. Rolin e informuesit dhe të involvuesit të qytetarit në proceset vendimmarrëse. Andaj edhe në vitin 2014 kemi kërkuar llogaridhënie nga të zgjedhurit, për çështjet më kruciale. Natyrisht, që, në këtë rrugëtim tonin të përbashkët, na kanë ndihmuar e përkrahur qytetarët, ekspertet e fushave të ndryshme, njerëzit përgjegjës në institucionet kosovare, partitë opozitare në Gjilan. Realisht në debatet tona qytetari ynë pati mundësi të bashkëbisedojë, pa dorëza, dhe pa kurrfarë censure, me të zgjedhurit e vet, me ata që, për këto vite, na udhëhoqën mirë e keq”.
Gjithashtu sipas Sabedinit ky Klub ishte edhe në shërbim të informimit të drejtë, të saktë, të paanshëm dhe objektiv dhe me sukses ka arritur të realizojë misionin, duke informuar drejt, korrekt dhe në mënyrë shumë profesionale. “Gazetarët e Gjilanit për këto 14 vite me përkushtim ishin në nivel të detyrës dhe asnjëherë nuk janë gjunjëzuar para së keqes e dukurive negative. Thjesht, ishim vrojtues dhe njëkohësisht atakues të gjithçkaje që ishte interes i qytetarëve. Reaguam, kundërshtuam dhe mbrojtëm në çdo kohë gazetarët dhe punën e tyre të vështirë”.
Sabedini shton se tryezat dhe debatet e Klubit ishin arenë konfrontimesh, idesh e sugjerimesh. “Dhe, ju sigurojë që, edhe në vitet e tjera, ky Klub do të jetë në shërbim të profesionit të tij – gazetarisë hulumtuese, dhe në shërbim të avancimit të vlerave morale e njerëzore të të gjithë atyre që duan një ambient, ku mbizotëron ligji, ku krimi goditet pamëshirshëm, ku viktima mbrohet, ku e keqja merr përgjigjen e merituar ka thënë Sabedini.
Padyshim që, të gjitha këto ballafaqime idesh e konceptesh, për ta zhvilluar jetën në Gjilan dhe Anamoravë, nuk do të mund t’i realizonim pa përkrahjen e vazhdueshme të Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung, me seli në Prishtinë ka spikatur Sabedini. /2L ONLINE/
/foto arkiva/