Komuna e Kamenicës është duke i mbështetur furrëtarët e komunës në vazhdimësi, thonë drejtuesit e Komunës.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka vizituar të gjitha furrat e komunës, për të parë nga afër si është gjendja e tyre në këtë situatë.
Kastrati duke i falënderuar për punën e tyre, tha se Komuna e Kamenicës do t’u ofroj mbështetje dhe ndihmë për furrëtarët, në mënyrë që ta kalojmë sa më lehtë këtë gjendje.
I pari i komunës gjithashtu kërkoi nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, sepse institucionet janë duke punuar për ta.