Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati sot ka vizituar mësimdhënësit e Shkollës Fillore “Fan.s.Noli”, për nder të ditës së mësuesit.
Kryetari Kastrati tha se prej shkollës së parë shqipe e deri tani arsimi ka avancuar, por duhet të bëhet më shumë në këtë fushë.
“Prej shkollës së parë shqipe e deri më tani arsimi ka avancuar, por si institucione duhet të bëjmë më shumë në këtë fushë. U jemi mirënjohës të gjithë mësimdhënësve që pavarësisht kushteve në vitet e 90-ta, dhanë kontributin e tyre të çmueshëm për zhvillimin e arsimit”, potencoi Kastrati.
Ai poashtu i uroi mësimdhënësve këtë ditë të rëndësishmë për arsimin shqiptar.