DYLON

Zeka: PDK-ja po e instalo frymën e përgjegjësitë që garanton qeverisje pa hendikepe nga e kaluara e njerëzve

Zeka: PDK-ja po e instalo frymën e përgjegjësitë që garanton qeverisje pa hendikepe nga e kaluara e njerëzve
Avatar photo Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Gjilan ndodhet në procesin e brendshëm zgjedhor, ndërkohë që deri më tani ata që kanë shprehur hapur pretendimet për t’i prirë degës, janë Qemajl Mustafa dhe Flurim Arifi.

Ndërkohë, ish drejtuesi i kësaj dege me vite të tëra në të kaluarën, Izmi Zeka, aktualisht, anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, këto zgjedhje brenda subjekti të tij, i sheh jo vetëm si këndellje dhe fuqizim të partisë, por edhe garancë për një fitore në zgjedhjet lokale të radhës, pra sheh fundin e pushtetit të LDK-së.

Zeka ka thënë se PDK-ja është një strukturë e qëndrueshme në Gjilan, pavarësisht humbjes në zgjedhjet lokale dhe se mendon që këto zgjedhje paraqesin edhe fundin e pushtetit të LDK-së në Gjilan. Sipas tij, kuadrot e PDK-së kanë mision përtej asaj partiake, kanë krijimin dhe kthimin e pushtetit te qytetarët.

EkoHigjiena

“Sa kam udhëhequr degën e PDK-së në Gjilan, pesë herë kemi fituar. Por kjo s’do të thotë që ne të mbetem peng të rezultateve, qoftë fituese, apo humbëse në zgjedhjet e fundit. PDK në Gjilan po zgjohet nga një moment krize dhe besoj fuqishëm se në zgjedhjet e ardhshme, ne do të udhëheqim me Komunë”, ka thënë Zeka për 2LONLINE.

Sipas tij, në PDK në e Gjilanit po instalohet një vizion i ri i cili ka të bëjë me qytetin e Gjilanit, jo me individë të caktuar. Prandaj ky vizion që ka qëndrueshmëri politike, ekonomike dhe sociale po gjen mbështetje të fuqishme tek qytetarët e Gjilanit.

“Ne jemi duke e instalua frymën e përgjegjësisë morale në parti, e cila mundëson qeverisje efikase, të padjallëzuar dhe pa hendikepe nga e kaluara e njerëzve. Kandidaturat për kryetar të degës janë dy profile të cilat i njeh Gjilani dhe në fund është Kuvendi i Degës, ai i cili do të vendos se kush do t’i prijë PDK-së në Gjilan”, u shpreh Zeka.

Ai theksoi në fund se vitet kanë ikur dhe në këtë relacion PDK-ja po reflekton edhe kohezion, por edhe qasje të re me një fillim të ri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.