Kryetari i Komuns së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me u.d drejtoren e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina-Bislimi, dhe zyrtarë nga Zyra për Investime dhe Mbështjetje të Bizneseve (ZIMB), kanë takuar drejtoreshën e departamentit të shërbimeve teknike në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Fadile Dyla dhe zyrtarë nga ky divizon.
Në këtë takim është diskutuar për ndërtimin e objektit të ri të shkollës “Fan S.Noli” në Kamenicë.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati ka falënderuar ministrinë për bashkëpunimin duke thënë se ky projekt plotëson standardet evropiane.
“Kjo shkollë me 544 nxënës, projekti i së cilës plotëson normat dhe standardet evropiane, synon qëndrim tërëditor dhe shfrytëzim të menzës prej nxënësve serb e shqiptarë. Falënderoj ministrinë për bashkëpunimin”, ka thënë Kastrati.