Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka parë nga afër punimet në shkollën profesionale.
I pari i komunës ka thënë se këto punime po zhvillohen me dinamikë të shpejtë dhe se pritet të përfundojnë në muajin gusht të këtij viti.
“Super dinamikë në punimet e shkollës profesionale, e cila sipas kompanisë do të përfundojnë në gusht të këtij viti. Bashkë me Samir Salihun nga organizata “Qendresa Kosovare” dhe kolegë nga kabineti, vizituam nga afër punët që po kryhen dhe na njoftuan me hapat që do ndërmirren tutje”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Kastrati ka falënderuar investitorin si dhe ka uruar nxënësit për këtë shkollë.
“Falënderoj Bader Muhamed Alajami për investimin, dhe uroj që për nxënësit tanë të jetë vend i zhvillimit të dijes e karrierës profesionale”, ka thënë ai.
Gjatë kësaj vizite të pranishëm ishin edhe Samir Salihu nga organizata “Qendresa Kosovare”, shefi i kabinetit të kryetarit Meriton Ramabaja, udhëheqësja e Zyrës për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve, Vildane Maliqi, si dhe udhëheqësja e Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, Margarita Rashiti. /2LONLINE.com/