Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me anëtarë nga kabineti qeverisës, ishin nikoqirë të ish Kongresmenit Amerikan Jerry Weller.
Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi me investitorët gjerman dhe shqiptarë, si dhe diskutime lidhur me hapat që do ndërmerren lidhur me projektin KIKA HILLS.
I pari i komunës, tha se është tejet i lumtur që për potencialin e Kamenicës po interesohen edhe nivele të ish kongresmenit Weller.
“Isha nikoqir i z.Weller e investitorëve gjerman dhe shqiptarë, ku diskutuam për projektin më të madh turistik “KIKA HILLS”, që pritet të investohet në Kamenicë, konkretisht në malet e mrekullueshme të Kikës, si njëra nga zonat më me potencial për zhvillimin e turizmit”, tha ai.
Sipas tij, mbështetja komunale është e plotë në të gjitha proceset, në mënyrë që ky investim të gjenerojë vende të reja të punës e të tërheqë vëmendjen në nivelin nacional.
Ndërkaq, ish kongresmeni Weller, tha se është i lumtur që arriti ta vizitojë Kamenicën dhe të shoh nga afër bukurinë dhe potencialin e vendit ku pritet investimi.
Ai bashkë me bashkëpunëtorët tjerë, falënderuan kryetarin Kastrati për bashkëpunimin dhe gatishmërinë në jetësimin e këtij projekti. /2LONLINE.com/