Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka ngushëlluar familjen Masurica për ndarjen nga jeta të veprimtarit të arsimit, Kadrush Masurica.
Në telegramin e ngushëllimit, Kryetari Kastrati thekson se veprimtaria dhe kontributi i z. Kadrushit në fushën e arsimit do të mbahet mend gjatë.
Telegram ngushëllimi:
E nderuara familje Masurica,
E nderuara znj. Elmaze,
Më lejoni që në emrin tim personal, si dhe të të gjithë qytetarëve të Komunës së Kamenicës, të ju shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, mikut e bashkëqytetarit tonë.
Veprimtaria dhe kontributi i z. Kadrushit në fushën e arsimit, do të mbahet mend për shumë gjatë, sepse nxorri gjenerata që sot janë profile të jashtëzakonshme.
Të përjetshme ju qofshin kujtimet më të mira që i keni ndarë me të.
U prehtë në paqe!
Sinqerisht,
Qëndron Kastrati