“Për 60 punëtorë të QKMF-së, restorant PRIVE me pronar Fitim Gagica, u siguron shujta dy herë në ditë personelit shëndetësor. Duke marrë parasysh angazhimin e tyre të pashoq dhe tejet të lodhshëm në këtë periudhë të pandemisë, sigurimi i ushqimit nga z.Gagica është për admirim”, ka thënë i pari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati.
Ai bëri me dije se familja Gagica ndryshe njihet për solidaritetin e tyre të vazhdueshëm nga periudha e para luftës, por edhe pas saj. /2LONLINE.com/