DYLON

Në Gjilan mbahet takim trepalësh për rishikimin e planit të prokurimit për projektet zhvillimore

Në Gjilan mbahet takim trepalësh për rishikimin e planit të prokurimit për projektet zhvillimore
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur të hënën mbledhja e Bordit të Drejtorëve, sipas rregullave kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, e cila është udhëhequr nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në takimin, trepalësh, në të cilin kanë marrë pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi-Emini dhe kryeshefi i KRU Hidromorava, Muhamet Suliqi dhe ndërmarrjes lokale Tregu, Avdyl Jerliu, është diskutuar për rishikimin e planit të prokurimit, ku përfshihen projektet zhvillmore sipas kërkesave të KRPP’së, për trajtimin e ujërave të zeza, kolektorët, hyrje-daljet e qytetit, programi për ujin e pijshëm, që janë financim i Bankës Botërore, BERZH’it dhe Bankës Investive Europiane.

Po ashtu, në takimin e së hënës është folur edhe për situatën e përballjes me pandeminë COVID-19.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri theksoi nevojën e mbështetjes për Spitalin Regjional dhe Spitalin e Qytetit, me pajisje dhe mjete për parandalim të pandemisë për të mbajtur gjendjen nën kontroll.

Gjithashtu, është kërkuar ngritja e task-forcës për arsim, në mënyrë që të bëhet përgatitja maksimale për përgatitjen e fillimit të mësimit të pjesshëm dhe në distancë, varësisht nga vendimi që do të marrë qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, raporti i auditimit të përgjithshëm, është pika e cila do të jetë fokusi kryesor në mbledhjen e radhës, duke i aktivizuar të gjithë mekanizmat për të trajtuar me dinamikë maksimale të gjitha rekomandimet për Gjilanin./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.