Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me nënkryetarin Faton Jakupi dhe zyrtarë të tjerë, sot kanë pritur në takim Ministrin e Infrastrukturës Arban Abrashi.
Ata së bashku kanë inspektuar punimet në asfaltimin e rrugës “Nënë Tereza” në Kamenicë.
Kryetari Kastrati ka thënë se kjo rrugë do të shërbejë si lehtësim për lëvizjen e qytetarëve.
“Kjo rrugë e cila lidhë bulevardin, shtëpinë e kulturës e rrugën dytësore rreth lumit, do të shërbej si lehtësim për lëvizjen e qytetarëve të Kamenicës. Vazhdojmë me punë për qytetarët tanë”, ka thënë Kastrati.