Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është duke qëndruar në Vjenë të Austrisë, ku po merr pjesë në konferencën e gjashtë të rrjetit të kryetarëve nga e gjithë bota.
Kastrati është i vetmi kryetar nga Kosova që po merr pjesë në këtë konferencë dhe tha se është i nderuar që e përfaqëson Kamenicën.
Të gjithë kryetarët, ekspertë të institucioneve lokale nga e gjithë bota janë bërë bashkë në objektin e Komunës së Vjenës për t’i shkëmbyer iniciativat për të rinjtë dhe forcimin e bashkëpunimit mes komuniteteve.
“Në konferencën që po mbahet në objektin e Komunës së Vjenës, me kryetarët e tjerë dhe ekspertë të qeverisjeve lokale, diskutuam rreth iniciativave për të rinjtë, gjithëpërfshirjen, diversitetin, kohezionin shoqëror dhe forcimin e bashkëpunimit mes komuniteteve”, tha ai.