Ditë më parë kanë filluar renovimet e objekteve të Qendrës Klinike Mjekësore Familjare (QKMF) në Kamenicë dhe Qendrës Mjekësore Familjare (QMF) në Hogosht, me këtë rast, kreu i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati i ka vizituar këto dy objekte ku po bëhen renovimet për të parë nga afër punimet.
Kryetari i Kamenicës, pas vizitës në të dyja objektet, ka thënë se është shumë i kënaqur me punët që po kryhen në renovimin e këtyre qendrave dhe me intesitetin me të cilën po punohet.
“Njëra nga prioritetet tona si qeverisje, është krijimi i kushteve dhe shërbimeve sa më cilësore për të gjithë qytetarët dhe stafit mjekësor. Falënderoj drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë, Dritan Maliqin për angazhimin e vazhdueshëm në mbarëvajtjen e këtij procesi”, ka thënë Kastrati.