DYLON

Ndalohen nga policia për posedim marihuane dhe armë pa leje

fotoilustrim
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Kllokot, janë arrestuar dy të dyshuar, te të cilët, gjatë legjitimimit dhe kontrollimit i janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë 5.8 gramë.

Gjithashtu është kontrolluar nga Policia edhe automjeti me targa vendore, i të dyshuarit të parë, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë –revole e llojit: “Pallabellum”, me një karikator dhe 14 fishekë kal. 9 mm.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari i parë ndalohet në qendrën e mbajtjes, kurse i dyshuari i dytë lirohet.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.