Këtë vit Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë shtuar edhe 30 pjestarë të rinj nga radhët e komuniteteve. Me pranimin e këtyre pjestarëve FSK-ja po realizon standardet më të larta për barazi të komuniteteve, tha për Radio Kosovën, Komandanti i FSK-së Gjeneral Lejtnant Kadri Kastrati. “FSK-ja është multietnike dhe nuk ka numër të përcaktuar për komunitete”, tha Kastrati.
Të gjitha komunitetet jo shqiptare duhet të dijnë se FSK-ja është e hapur për të gjithë. Vetëm këtë vit gjatë fushatës së rekrutimit kanë aplikuar 63 pjestarë të komuniteti serb, ku 26 prej tyre i kanë plotësuar kriteret dhe standardet që kërkohen për të qenë pjestar i FSK-së, tha Komandanti Kadri Kastrati.
Për komandanti Kadri Kastrati rëndësi të vaçantë ka edhe mbajtja e komunitetit jo shqiptarë në FSK. Ai tha se trajtimi i tyre bëhet njësoj si me të gjithë të tjerët dhe nuk ka standarde të dyfishta. Ai bëri të ditur se në memorandumin e bashkëpunimit me shtetin e Maqedonisë përkatësisht me Forcat e armatosura të Maqedonisë, dy deri në katër kadet nga radhët e komunitetit serb dhe boshnjak do të dërgohen në Akademinë ushtarake të Maqedonisë.
Rëndësi e veçantë në Forcën e Sigurisë së Kosovës i është dhënë edhe femrave. Aktualisht në FSK janë 187 femra me gradën e oficierit dhe nënoficierit./RTK/