KARVANËT E DASHURISË
Atëhere kur zemra merr krahë
varfanjake do ish larguar përherë
po mos të kthehej në agim
si lundërtare e palodhur
me karvanët e dashurisë
të shkrihem në afsh
se në këtë qytet
janë derdhur dashuritë rrugicave.
S’është se s’të njoh në naten e zjarreve
a zëri tingellimë mos të të jehoj
dhe t’i shijoj vijat e syve ngjyrë gri
por dije
dashuritë janë ngjizur furtunave
pllenuar si bimët nën driten e vakët
ashtu siç erdhëm ne me karvanët e dredhur
duke bredhur dritave të këtij qyteti.
…Dhe ti prap bredh…lodro epshit
e virgjerisë së hënës që na soditë me zili
tek ngjizim pjalmin rreth botës.
Këtej rrotull do të jem
sërish rendur me karvanet e dashurisë
pushtuar nga ty
rrugët dhe shiu.
Linditë RAMUSHI DUSHKU