Karateisti kosovar, Alvin Karaqi e ka mbyllur me fitore garimin në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Ai mposhti medalistin e bronztë të Evropës, malazezin, Nikola Maloviq.
Pavarësisht fitores, humbja në sekondën e fundit nga ukrainasi, Valerii Chobotov, nënkampion bote, në luftën e dytë, ia mohon kalimin në gjysmëfinale garuesit tonë.
Me dy humbje dhe një fitore, Karaqi përfundoi i treti në grupin B, të kategorisë -84 kg.