Karateisti i ri, Betim Maliqi, ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin evropian të karatesë për kadetë, junior dhe U-21, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Karateisti kosovar e fitoi të bronztë në grupmoshën e juniorëve, kategoria -68 kg. Betimi shënoi katër fitore, tri prej të cilave në repesazh. Në luftën për të bronztën mundi Krystow Cwezcyak të Polonisë.
Garuesit tjerë të juniorëve nuk e kishin ditën, pasi u ndalën kryesisht në luftën e parë dhe të dytë. Nesër garojnë karateistë në kategorinë U-21.