Herolind Nishevci ka shënuar dy fitore, për t’u ndalur në raundin e tretë të Karate1 – Premier Ligë, që po mbahet në Moskë të Rusisë.
Karateisti kosovar, kategoria +84 kg, hyri në mesin e 16 më të mirëve, duke fituar kështu pikë të reja Olimpike për #Tokyo2020.
Ai mposhti B. Nurkic (Bosnjë e H.) dhe A. Pshenitsyn (Rusi), ndërsa u mposht nga M. Filalli (Francë).
Nga një fitore shënuan edhe Elhami Shabani (+75 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg), e cila u ndalë në raundin e tretë. Adelina Rama (-61 kg) u mposht në luftën e parë.