Ekipi i karatesë ka fituar medaljen e bronztë në garat ekipore të Kampionatit Evropian të Universiteteve për sportet luftarake, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
“Karateistët tanë të përbërë nga studentët e Universitetit të Prishtinës, Benjamin Shabani, Dren Hajdari dhe Valdrin Rashiti, fituan medaljen në disiplinën kumite. Ata mposhtën ekipet e Spanjës, Serbisë dhe Francës”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Evropiani është duke u organizuar nga Federata Evropiane e Sporteve Universitare (EUSA), kurse Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK) është duke u përfaqësuar me ekipe të karatesë dhe taekwondosë.
KOK uron FSUNK-në dhe komunitetin e karatesë për suksesin e arritur.