Tetë garues dhe tre trajner nga Gjilani, do të përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Ballkanik të Karatesë për kadet, junior dhe U21, i cili do të mbahet në Dubrovnik të Kroacisë nga data 30 nëntor deri me 2 dhjetor, bënë të ditur Alban Beqiri.
Garuesit gjilanas janë në këtë përbërje; 1. Belinë Rashiti 2. Hatigje Zejnullahu 3. Vlera Qerimi 4. Vesa Ibrahimi 5. Gresa Nuhiu 6. Dren Hajdari 7. Betim Maliqi 8. Jakup Hajdari
Trajner; 1. Alban Beqiri 2. Shkelzen Balaj 3. Agron Tosuni
“Garuesit tanë paraqiten të premten më 30 nëntor në disiplinën Kata (Luftë e imagjinuar) dhe pastaj në disiplinën e Kumiteve (Luftërave Reale). Pas përgatitjeve të shkëlqyera presim rezultate konkrete dhe shpresojmë ne paraqitje brilante”, ka thënë për 2lonline, trajneri Alban Beqiri.