Doli nga shtypi “Trashëgimia Kulturore e Rajonit të Gjilanit 2”

Doli nga shtypi “Trashëgimia Kulturore e Rajonit të Gjilanit 2”

Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore këto ditë nxori nga shtypi librin e dytë: “Trashëgimia Kulturore e Rajonit të Gjilanit “. Ky vëllim, pra është pjesa e dytë apo libri i dytë i botimeve të materialit të vlerave të lashta arkeologjike, arkitektonike, ato të kultit, si dhe dromca nga trashëgimia shpirtërore të këtij populli.

Libri është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë me

Kryeredaktor Arton Hoxha, redaksinë: Sherafedin Kadriu Vjollca Aliu e Ismet Tafili, recensentë: dr, Enver Rexha dhe Ardiana Qorraj e përkthyesin në gjuhën angleze, Tahir Dalipi.

Ndërsa pjesët grafike i kanë përgatitur: Arton Hoxha, Genc Buca, Edona Klaiqi, Kaltrina Ymeri dhe grupe studentësh të Fakultetit të Arkitekturës.

Fotografitë janë marrë nga arkivi i QRTK-së dhe Musa Ferizi e Naim Zymberi.

“Trashëgimia kulturore e Rajonit të Gjilanit 2” përmbledh në vete gjetjet dhe ndriçimet e deritashme, që nga prehistoria e deri në ditët tona të mbledhura në terren nga stafi i QRTK-së së Gjilanit në të gjitha komunat e Anamoravës duke përfshirë këtu edhe komunat: Ferizaj, Shtime e Shtërpcë.

Libri ka 6 kapituj: Shpërfaqja e gjurmëve arkeologjike; arkitektura banesore, shtëpitë e vjetra’ objekte kulti islame- xhamitë dhe tyrbe; mullinj dhe penda dhe anekdota trashëgimi shpirtërore. Në secilin kapitull gjenden objekte të ndryshme që kanë vlera të çmuara të trashëgimisë sonë të cilat objekte janë në mbrojtje të përkohshme.

Për dallim nga pjesa e parë, ky blen është i përkthyer edhe në gjuhën angleze, që studiuesve e lexuesëve të huaj u mundëson të kenë një pasqyrë më të qartë, për vlerat e trashëgimisë të rajonit tonë.

Përndryshe, QRTK ka botuar librat: “Kalaja e Pogragjës”, “Trashëgimia Kulturore e Rajonit të Gjilanit-I-“, “Stina e Meseleve”, “Vallet e Karadakut-I-“, katalogët: “Vlera të Trashëgimisë” dhe “Katalog me Eksponate nga Rajoni i Gjilanit”, dhe shumë fletëpalosje me disa nga vlerat e trashëgimisë të komunave të rajonit të Anamoravës.

Ismet Tafili
QRTK – Gjilan,

KOMENTE