Në kuadër të bashkëpunimit me Karabinierët Italianë dhe Policisë Ushtarake ( PU) të FSK-së, në Romë të Italisë janë certifikuar dy pjesëtarë të PU në Institutin e Avancuar të Karabinierisë për Teknikat e Hetimit.
Trajnimi ishte i fokusuar në teknikat e hetimit me fokus dhunën në baza gjinore, ku nga ekspertët e fushës janë trajnuar pjesëmarrësit në trajtimin e rasteve, duke fituar kështu njohuri dhe eksperienca nga përvojat dhe ekspertizat e shumta të këtij instituti. /2LONLINE/