DYLON

Ftesë për Konferencën e 7-të Shkencore Ndërkombëtare me titull: “Ballkani Perëndimor mes ndikimit rus dhe perspektivës evropiane”

Ftesë për Konferencën e 7-të Shkencore Ndërkombëtare me titull: “Ballkani Perëndimor mes ndikimit rus dhe perspektivës evropiane”
Avatar photo Redaksia

Fakulteti Juridik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është bashkë organizator i Konferencës së 7-të Shkencore Ndërkombëtare me titull:  “Ballkani Perëndimor mes ndikimit rus dhe perspektivës evropiane” së bashku me Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës si dhe me Fakultetin Juridik të  Universiteti “Haxhi Zeka”, në Pejë.

Kjo konferencë e cila do të mbahet më 16 – 18 nëntor 2022 në Universitetin e Tetovës, Republika e Maqedonisë së Veriut, do të bashkojë një komunitet ndërkombëtar ekspertësh për të diskutuar mbi teknologjinë e fundit për rezultatet e reja të kërkimit, perspektivat e zhvillimeve të ardhshme dhe aplikimet novatore që lidhen me Ligjin, Kriminalistikën, Politikën, Shoqërinë, Median, Komunikimin dhe Marrëdhëniet me Publikun.

EkoHigjiena

Profesorët, asistentët e brendshëm dhe të jashtëm, si dhe studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” janë të liruar nga participimi financiar i kësaj konference.

Më gjerësisht shiheni link-un e konferencës: ( https://sites.google.com/unite.edu.mk/faculty-of-law/ )

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.