Kapiteni i Drenicës, Shkëlzen Lushtaku ka kërkuar falje lidhur me rastin që ka të bëjë me futbollistin brazilian të SC Gjilanit, Elton Cale duke thënë se ka qenë një moment nervozizëm dhe se shprehja e tij është e gabuar.
Ja postimi i tij i plotë:
Përshendetje të ndëruar,
Me lejoni që me anë të kësaj deklarate publike të kërkoj falje për shprehjen e gabuar të përdorur në një moment nervozizmi sportiv ndaj lojtarit Cale. I kërkoj falje lojtarit, klubit të tij, dhe sigurisht kërkim falje për klubin tim KF Drenica, tifozët dhe gjithë komunitetin sportiv .
E di që në një moment si ky çdo gjë do duket si justifikim por më besoni që ajo shprehje e gabuar në një moment nervozizimi nuk paraqet atë që unë si njëri në rend të parë dhe si lojtarë që mësimet sportive dhe gjithçka me vlera e kam kultivuar në ketë qytet që është aq mikpritës dhe i dashur për të gjithë.
Në asnjë formë s’mund të pranoj që një moment si ky edhe nëse mund të ketë tendencë përdorimi të qellimshëm ndaj meje pasi duket si e orkestruar, pasi bëhet një javë më vonë nga situate që paraqitet tani.
Gjithsesi kjo se arsyeton shprehjën time prandaj ju lutem pranoni kërkim faljen si të tillë pasi kushdo nga sportistët që më njeh e di shumë mirë raportin tim dhe respektin që unë kam për çdo futbollist pavaresisht kombësisë ,races apo edhe fesë ,pasi kto janë vlerat reale në të cilat unë jam rritur dhe besoj, dhe një fjalë e papërshtatshme nuk duhet të luhas besimin tuaj tek unë.
Komuniteti Sportiv, është në dijeni që gjithmonë kam qenë kundër diskriminit, dhe një moment ku unë përdori një fjalë jo të duhur, në afekt, nuk paraqet bindjen time, është thjesht një lapsus që nuk duhet persëritur, dhe ne jemi këtu që kur gabojmë ta pranojmë atë gabim, të permisohemi, për t’u dhënë shembull të rinjve që asnjë lloj diskiriminimi nuk ka vend në shoqëri dhë sport.
Me Respekt ,
I juaji,
Shkelzen Lushtaku,