DYLON

AKK: Qeveri mos i bllokoni komunat-zgjidheni problemin e grevës

AKK: Qeveri mos i bllokoni komunat-zgjidheni problemin e grevës
Avatar photo Redaksia

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), kërkon që problemi rreth grevës në arsim dhe administratë të zgjidhet në nivel nacional, sepse ky problem është nacional e jo lokal.

Në komunikatën e AKK-së thuhet se zgjidhja e këtij problemi nuk mund të bëhet nëpër komuna veç e veç. Bordi i AKK-së kërkon që sa më parë palët e involvuara në këtë çështje të fillojnë dilalogun në mënyrë që të mos pësojnë nxënësit dhe qytatarët duke mos pranuar shërbime nëpër komuna e në veçanti tash kur është urgjenete legalizimi I objekteve pa leje sepse afati përfundon më 04 shtator 2022 si dhe shërbimet urgjente ndaj diasporës tonë të nderuar e që iu nevoiten për udhëtim.

EkoHigjiena

Bordi i AKK-së konsideron që kompetencat sa i përket punëtorëve arsimor (parauniversitar) u takojnë komunave dhe për këtë arsye kërkojnë që presioni i Qeverisë për të marrë listën e punëtorëve grevist përmes shkresave dhe inpektorëve te arsimit është jashtë çdo norme dhe logjike.

Komunat i kanë kompetencat e tyre vetanake të dhëna në ligjin mbi vetëqeverisje lokale dhe QEVERI mos bëni presion mbi zyrtar komunal për sigurimin e listave të punëtorëve grevist. Kompetencat që burojnë nga ligji për vetëqeversije lokale janë duke u ushtruar edhe në këtë çështje.

AKK edhe njëherë i bënë thirrje qeverisë që urgjentisht të ulet e të bisedoj me sindikatat përkatëse, në mënyrë që mos të pësojnë edhe më tutje nxënësit dhe qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.