(2L ONLINE) – Në Lagjen Iliria, të Gjilanit, policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, i cili me vete kishte sasi të dyshuar të narkotikëve të llojit marihuanë 2.2 gramë, një thikë flutur dhe dy paketime me Tramadol me 20 copë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Përndryshe, në një njoftim të policisë është bërë me dije se po në ktë lagje, në të njëjtën ditë, policia ka gjetur në rrugë një sasi të dyshuar të narkotikeve të llojit marihuanë 1.6 gram.
Nuk raportohet për të dyshuar të mundshëm. /2L ONLINE/