Në Pozheran të Vitisë arrestohet i dyshuari për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge Neni 267”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije sot, Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve, nga stacioni policor i Vitisë, gjatë patrullimit në rrugën Pozheran –Viti, kanë vërejtur të dyshimtin, banor i fshatit Pozheran, pranë shtëpisë se tij, i cili në momentin që ka vërejtur policinë ka filluar të ikë.
Hetuesit policor kanë hyrë pas të dyshuarit në oborrin e shtëpisë së tij ku ai është hasur duke i fshehur katër (4) paketime (doza) me substancë te dyshuar narkotike.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe në bashkëpunim me njësitin antidrogë nga Shtabi Qendror, është bastisë shtëpia dhe objektet përcjellëse, ku pas shtëpisë se personit te dyshuar është gjetur dhe sekuestruar, në dy kavanoz prej qelqi, një sasi e substancës se dyshuar narkotike, 127 paketime (doza) me substancë të dyshuar narkotike”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, i dyshuari është arrestuar dhe se bashku me substancën e dyshuar narkotike iu është dorëzuar njësisë antidrogë për hetim të mëtejmë. /2LONLINE.com/