DYLON

Kërkohet paraburgim ndaj pesë personave për rrëmbim

Kërkohet paraburgim ndaj pesë personave për rrëmbim
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve V.K., M.I., B.N., V.K. dhe F.S., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’, nga neni 191 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit V.K., M.I., B.N., V.K. dhe F.S., nga data 16 – 17 Shkurt 2021, me dashje direkte dhe me qëllim të përfitimit material, i kanë marrë dhe kanë mbajtë nën kërcënimin e armës të dëmtuarit Z.R. dhe A.A., në një villë në komunën e Novobërdës, të cilët i kanë prangosur me pranga plastike, duke iu bërë video incizime, të cilat pastaj ia kanë dërguar familjarëve të të dëmtuarve.

EkoHigjiena

Po ashtu, gjatë kohës sa të dëmtuarit kanë qenë të mbyllur, të pandehurit ndaj tyre kanë ushtruar edhe dhunë fizike, duke i goditur me shuplaka dhe revole. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.