/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës në Kamenicë. përmes operativës rajonale ka pranuar një informatë se një person serb, shtetas i Kosovës, ka në posedim një armë, dhe se ka tentuar të vetëvritej. Patrullat policore nga Kamenica me urgjencë i janë përgjigj rastit duke dalë në vendin e ngjarjes.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se është takuar personin i dyshimtë, i cili ka pasur me veti një pushkë automatike AK-47, prodhim Jugosllav, si dhe 19 (nëntëmbëdhjetë) copë fishek të cilat janë konfiskuar nga ana e Policisë.
I njëjti është arrestuar dhe është dërguar fillimisht në qendrën e mjekësisë familjare në Kamenicë pasi qe gjendja e tij shëndetësore nuk dukej mirë. Nga mjeku është udhëzuar qe personi të shkoj në spitalin e psikiatrisë-Gjilan.
“I dyshuari gjatë intervistimit ka treguar se posedon edhe municion tjetër ku njësiti i hetimeve ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe konfiskuar 4 karikator si dhe 267 copë fishek tjerë të paketuar. Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti i referohet gjykatës në procedurë të rregullt dhe i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në Gjilan për trajtim mjekësorë”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan./2L ONLINE/
fotoilustruese