Autritetet policore të rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se nga Policia e Kosovës, në rrugën “Halim Orana” në Gjilan është ndaluar i dyshuari, shqiptar shtetas i Kosovës, dhe gjatë kontrollimit fizik, tek i njëjti janë gjetur trembëdhjetë qese me substancë narkotike.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se substancës narkotike iu është bërë testi fushor me që rast ka rezultuar pozitiv, e llojit marihuanë, dhe ka peshuar 4.4 gram.
Me urdhër te Prokurorit i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar.