DYLON

UNICEF dhuron donacion pako higjienike për nënat dhe fëmijët

UNICEF dhuron donacion pako higjienike për nënat dhe fëmijët
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës është duke pranuar në vazhdimësi ndihma nga donatorë të ndryshëm.

Kësaj here organizata ndërkombëtare UNICEF, ka dhuruar pako higjienike për nënat dhe fëmijët e komunës së Kamenicës si dhe një iPad për stafin shëndetësor.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka falënderuar të gjithë donatorët për kontributin e dhënë gjatë kohës së pandemisë.

EkoHigjiena

“Nga projekti i dedikuar për nëna dhe fëmijë nga organizata ndërkombëtare UNICEF, 30 nëna nga komuna jonë kanë përfituar nga dy pako. Njëra me produkte higjienike që do t’u shërbejnë për nevoja të shtëpisë dhe tjetra pako me produkte që nevojitet për fëmijët e tyre. Pos kësaj, ata kanë dhuruar një iPad që do të përdoret nga stafi shëndetësor në vizita shtëpiake për këto dy kategori që përfshihen në projekt”, ka thënë Kastrati.

Ndërsa Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Suna Zaimi-Krasniqi, tha se është e lumtur që gjatë kësaj periudhe janë ndihmuar nënat dhe fëmijët e komunës së Kamenicës.

“Falënderojmë organizatën UNICEF dhe të gjithë donatorët që kanë ndihmuar Kamenicën në vazhdimësi, këto higjenike janë shpërndarë tek nënat dhe fëmijët, që sado pak t’u dalim në ndihmë”, tha Zaimi-Krasniqi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.