Kapen të dyshuarit për vjedhje të naftës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Është kontaktuar Prokurorin i Shtetit, që ka urdhëruar qe sasia e derivateve qe gjendej ne bidona dhe vetura e dyshuar te sekuestrohen përkohësisht si dhe te dy personat e dyshuar, pronari i mjetit dhe personi te i cili janë gjetur derivatet të shoqërohen në stacionin policor të Vitisë
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë ka bërë të ditur se të dyshuarit për vjedhje të naftës, përkaëtsisht pronari i automjetit dhe personi te i cili janë gjetur derivatet, janë shoqëruar në stacionin policor të Vitisë.
Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve në Viti përmes rrugëve operative kanë marr një informate se në fshatin Sedovinë e Qerkezeve dyshohet se janë dy vetura-kombi që po transportojnë derivate të naftës të cilat dyshohet se janë të vjedhura.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se policët hetues, ne oborrin e një shtëpie në këtë fshat kanë pare një veturë – kombi me targa 05 dhe rreth 60 bidonë me derivate të naftës të cilët sapo ishin shkarkuar nga kombi me rreth 2000 litra naftë.
“Kemi kontaktuar me pronarin e shtëpisë si dhe me një person nga fshati Komogllavë i cili deklaroi se është pronari i veturës Kombi. Është kontaktuar Prokurorin i Shtetit i cili ka urdhëruar qe sasia e derivateve qe gjendej ne bidona dhe vetura e dyshuar te sekuestrohen përkohësisht si dhe te dy personat e dyshuar, pronari i mjetit dhe personi te i cili janë gjetur derivatet të shoqërohen në stacionin policor të Vitisë” , ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, janë thirrur njësitet e Policisë së Kosovës nga hetimet e stacionit policor të Ferizajt pasi që besohet se sasia e konfiskuar e naftës është vjedhur në rajonin e Ferizajt, më saktësisht nga depot apo automjetet e Kompanive që po punojnë në Autostradën “Prishtinë – Shkup”.