Në stacionin e autobusëve “Nish Ekspres” në Bujanoc, mëngjesin e sotëm, në orën 06:15h, janë kapur nga policia një grup i madh i migrantëve. Përmes një kumtese policia ka njoftuar se është ndaluar grupi prej 136 migrantëve ilegal nga Sirija, Afganistani dhe Pakistani, të cilët me vete nuk posedonin asnjë dokument identifikimi, transmeton Titulli.com.
Migrantët janë ndaluar dhe të gjithë kanë kërkuar azil në Republikën e Serbisë.