DYLON

Presidentja Jahjaga priti ambasadoren e Kanadasë Louise LaRocque

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jo rezidente për Kosovën, zonjën Louise LaRocque.

Presidentja Jahjaga me ambasadoren LaRocque bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror midis dy vendeve, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

EkoHigjiena

Ajo e çmoi lartë mbështetjen që Kanadaja i kanë dhënë Institucioneve të Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.

Ambasadorja e Kanadasë zonja Louise LaRocque shprehu përkushtimin e vendit të saj për të thelluar dhe fuqizuar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.

Presidentja Jahjaga, së bashku me ambasadoren LaRocque vizituan projektin e “Girls Coding Kosova, Open Data”, përmes së cilit bëhet trajnimi i vajzave në përdorimin e teknologjisë informative. Ky projekt që është mbështetur nga qeveria e Kanadasë dhe nga Rrjeti i Grupe të Grave të Kosovës, ka për synim rritjen e transparencës së punës së institucioneve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.