Leonora Morina Bunjaku, e cila do të jetë kandidate e PDK-së së Gjilanit, në zgjedhjet e 17 tetorit, e filloi me Malishevë takimin e saj me strukturat e nëndegëve, ku, siç u tha, “ka përkrahjen e plotë për kryetare të Gjilanit dhe për një qeverisje me dinjitet me institucionet komunale”.
Ajo shpalosi platformën e saj para shtabit të nëndegës dhe prioritetet e saj për Malishevën, e që, sipas saj, më i madhi problem sot është ndotja e jashtëzakonshme dhe erërat e padurueshme që shkaktohen nga lumi që i bartë të gjitha ujërat e zeza të qytetit të Gjilanit.
Ud.Kryetari i degës së PDK-së Riad Rashiti, u shprehë i bindur dhe i vendosur para bashkëvendasve, se më 17 tetor në Gjilan do të ndodhë ndryshimi i padiskutueshëm, sepse qytetarët e Gjilanit nuk do ta tolerojnë që edhe një mandat të vazhdojë degradimi i qytetit. E këtij ndryshimi do ti prijë kryetarja e jonë Leonora Morina Bunjaku, ka thënë ai.
“Malisheva e vendosur që bashkë me Leonorën t’i përkrah fuqishëm edhe dy kandidatët e mrekullueshëm të saj për asamble komunale që janë nga ky fshat, Flamur Ramadanin dhe Blerta Rahimin, dy kuadro profesionale dhe dy të rinj që do të përfaqësojnë më së miri interesat e Malishevës por edhe të gjithë qytetarëve të Gjilanit në Kuvendin Komunal”, u tha në këtë takim.
Përndryshe, drejtuesit e Degës së PDK-së, në Gjilan, falënderuar të gjithë aktivistët e PDK-së në Malishevë, veteranët dhe të rinjtë për një organizim dhe mobilizim që janë duke e bërë tani, e në veçanti një falënderim për kryetarin e nëndegës Sabedin Halili dhe Endrit Ahmeti kryetarin e RDK në Malishevë. /2LONLINE.com/