Glattbruggu i Cyrihut ka mbi 16000 banorë, prej të cilëve mendohet se janë rreth 2500 shqiptarë. Shqiptarët janë njëherësh komuniteti më i madh i të huajve që jetojnë në këtë qytezë.
Në vitin që do të vijë, në vitin 2014 do të mbahen zgjedhjet komunale në shumë komuna në tërë Zvicrën. Edhe shqiptarët kanë mundësinë që të marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë që t`i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në vendin ku jetojnë.
Vetëm në Glattbrugg janë 4 kandidatë shqiptarë të Partise Socialdemokrate (PS) të Zvicrës, të cilët dëshirojnë që nëpërmes rrugës politike t’i përfaqësojnë interesat e përbashkëta shqiptare.
Shaban Haliti, Taulant Foniqi, Qëndresa Sadriu dhe Fatlum Kastrati janë kandidatët të cilët do të kandidojnë për këshilltarë komunal ne Glattbrugg, transmeton albinfo.ch