DYLON

Edicioni i 11-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Muzikës “Mollëkuqet” u realizua me sukses

Edicioni i 11-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Muzikës “Mollëkuqet” u realizua me sukses
Avatar photo Redaksia

Mollëkuqet – Festivali Mbarëkombëtar i Këngës Për Fëmijë 

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se edicioni i 11-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Muzikës “Mollëkuqet” u realizua me sukses. Ky event i rëndësishëm ka për qëllim të promovojë talentet muzikore dhe të pasurojë kulturën tonë, duke ofruar një platformë mbarëkombëtare”.

EkoHigjiena

Drejtoresha ekzekutive e festivalit, znj. Arta Haziri-Nuhiu, e udhëhoqi këtë edicion me përkushtim të jashtëzakonshëm, duke u përballur me sfida të ndryshme për të siguruar zhvillimin e këtij festivali. Pavarësisht vështirësive, rëndësia e këtij eventi ishte thelbësore për të ofruar një mundësi për artistët dhe për të mbështetur kulturën.

Njoftojmë se vendin e parë e fitoi Ilenia Llanaj nga Shqipëria, e cila me performancën e saj të shkëlqyer arriti të impresionojë të gjithë pjesëmarrësit.

Duam të shprehim mirënjohjen tonë për stafin realizues, të cilët kontribuan në suksesin e festivalit:

– Erdë Mehmeti

– Mifeta Buhiqi

– Erblin Kqiku

– Ermal Demiri

– Gzim Hajdari

Falënderojmë gjithashtu vullnetarët tanë, të cilët ishin të palodhur në mbështetje të këtij eventi:

– Art Rexhepi

– Sherife Syla

– Belina Hasani

– Alena Bilalli

– Linesa Ukshini

– Ilda Nuhiu

– Lorent Shala

– Anesa Brestovci

Një falënderim të veçantë i shkon jurisë për angazhimin dhe vlerësimin e performancave, një rol kyç në suksesin e festivalit.

Po ashtu, falënderojmë sponsorët tanë që kontribuan në realizimin e këtij eventi:

– “Vali Ranch Resort”

– “Kimi Cafe and Cake House”

– “AfroCom”

– “Palma”

– “A.R Katana”

– “Lumi HD”

– “Rose Wedding Planner” dhe shumë të tjerë.

Një falënderim i veçantë për “Kimi Cafe and Cake House” për embelsirat e dhuruara për fëmijët, “AfroCom” për dhuratat e shumta, “Karnolsky Center” nga Bullgaria për mbështetje, dhe “Rose Wedding Planner” për organizimin e ditëlindjeve falas.

Falënderojmë gjithashtu pronarët e “Vali Ranch Resort”, znj. Sara Fetahu dhe z. Femi Fetahu, për mbështetje të jashtëzakonshme, si dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport për përkrahjen e tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.