(2L ONLIEN) – Pesë kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së nga Gjilani Ahmet Isufi, Rexhep Kadriu, Nijazi Idrizi, Magbule Shkodra dhe Fehmi Fetahi, kanë qenë panelistë të një debati me të rinjë, të mbajtur në sallën e takimeve në “Vali Ranch” në Gjilan.
Të pritur nga një numër i madh i studentëve, pesë kandidatët për deputetë kanë folur për programin që Aleanca ofron për qytetarin e Gjilanit dhe për të rinjtë në veqanti.
Temat të cilat janë diskutuar në këtë debat kanë pasur të bëjnë me proceset politike në Kosovë dhe Anamoravë, temë kjo për të cilën kanë folur Ahmet Isufi dhe Nijazi Idrizi, të cilët kanë folur më gjerësisht për proceset politike nëpër të cilat ka kaluar vendi, gjatë vitee dhe të arriturat që priten të ndodhin me ardhjen e Aleancës në pushtet.
Gjithashtu është diskutuar edhe për zhvillimin ekonomik dhe investimet nga diaspora, temë kjo për të cilën ka folur pronari i “Vali Ranch” dhe njëherit kandidat për deputetë Fehmi Fetahi. Ai ka folur për investimin e tij bërë në kodrën e fshatit Përlepnicë dhe kapacitetin për punësim, duke premtuar se numri i të punësuarëve ne kompleksin e tij do të rritet në të ardhmen dhe se do të krijohen hapësira për vende të lira pune.
Rexhep Kadriu, kryetar i AAK-së në Gjilan dhe nënkryetar i komunës, ka folur kryesisht për infrastrukturën duke thënë se qeveria e mëparshme ka bërë investime minore në Gjilan.
“Cdo vit janë investuar nga 1 milion e gjysëm për rregullimin e rrugëve dhe mbushjen e gropave, përderisa asnjë rrugë tjetër nuk është rregulluar përpos asaj Bresalc – Gadish. Prandaj, ju them se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është njëra nga partitë më serioze, e cila garin me një plan konkret, në të cilin përfshihet edhe zgjerimi i rrugëve. Ndërsa, objektiv kryesor është edhe shtimi i vendeve të punës dhe ofrimi i mundësive për të rinjtë për të pasur qasje në fushat ku ata përkasin”, ka thënë kryetari Kadriu.
Magbule Shkodra, poashtu kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, është fokusuar në fushën e arsimit, duke folur për përvojat e saj gjatë studimeve në Angli dhe për përpjekjet për ta sjellë atë frymë edhe këtu në Kosovë, por ka shtuar se gjithmonë ka hasur në pengesa që e kanë pamundësuar një gjë të tillë. Shkodra ka thënë se arsimi është shtylla kryesore e zhvillimit të një vendi, prandaj i ka bërë thirrje të gjithë studentëve që ti bashkangjiten programit të Aleancës për arsim dhe të besojnë në atë program, sepse është i vetmi që në të ardhmen do të ndryshojë nivele dhe do të sjellë kualitet dhe kuantitet.
Ky debat ka qenë interaktiv, në të cilin kanë pasur mundësi që të gjithë pjesëmarrësit të kyqeshin duke parashtruar pytje të ndryshme që kishin të bënin kryesisht me programin qeverisës të Aleancës, ndërsa është parë një përkrahje e madhe e të rinjve, të cilët besojnë në drejtimin e ri të nisur nga AAK./2L ONLINE/