Liburini i Gjakovës barazoi sërish në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe ende ka gjasa për ta kaluar grupin. Kampionët e Kosovës ne futsall barazuan 3-3 përballë holandezëve të Hovocubo.
Në këtë ndeshje shkëlqyen dyshja Ramadan Alaj dhe Ermir Kryeziu. Kapiteni i gjakovarëve realizoi dy gola, ndërkohë futbollisti i talentuar gjilanas një tjetër.
Me dy pikë Liburni gjendet në vendin e dytë me 2 pikë dhe ndeshjen e tretë do ta zhvillojë përballë Stolitsa Minks që ka fituar bindshëm dy ndeshjet e para.