• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

FFK: 16 gjyqtarë pajisen me stemën e FIFA-s, Kosova bëhet edhe me treshe të gjyqtareve

Redaksia 2LONLINE 24 Janar, 2023 3 min
 FFK: 16 gjyqtarë pajisen me stemën e FIFA-s, Kosova bëhet edhe me treshe të gjyqtareve

Presidenti Agim Ademi së bashku me kryetarin e Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani kanë pritur sot 16 gjyqtarët, të cilët janë licencuar për garat ndërkombëtare dhe me këtë rast edhe u janë dorëzuar stemat e FIFA-s, njofton faqja zyrtare e FFK-së.

Vit pas viti numri i gjyqtarëve kosovarë me stemë të FIFA-s është rritur, derisa për herë të parë Kosova është bërë edhe me treshe të gjyqtareve, pasi tashmë krahas Lumturije Muhadrit janë licencuar edhe Rita Vehapi, si gjyqtare kryesore dhe Fitore Govori si asistente.

Presidenti Ademi përgëzoi të rikonfirmuarit me stemë të FIFA-s, derisa gjyqtarëve që u pajisen për herë të parë me këtë stemë iu shprehu urimet më të mira, me shpresë se do të kenë rrugëtim të suksesshëm në garat evropiane.

Numri një i FFK-së vlerësoi punën e gjyqtarëve si në kampionatin vendor, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, derisa kërkoi nga ata që të vazhdojnë punën e tyre me përkushtim drejt progresit të mëtejshëm. Ai u shpreh i lumtur që tashmë Kosova është bërë edhe me treshen e gjyqtareve për futbollin e vajzave/grave, gjë e cila siç theksoi ai, dëshmon punën e mirë që viteve të fundit është për edhe në këtë segment.

Ndërkaq, në emër të kolegëve të tij, Genc Nuza falënderoi kreun e FFK-së për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë sektorit të gjyqtarëve, veçmas për instalimin e sistemit VAR në futbollin vendor dhe për mundësitë e ofruara për të qenë në hap me kohën dhe zhvillimet në futbollin evropian, njofton faqja zyrtare e FFK-së.

Kjo është lista e gjyqtarëve që kanë marrë stemën e FIFA-s:
Gjyqtarë kryesorë
1.Genc Nuza
2.Visar Kastrati
3.Mervan Bejtullahu
4.Rita Vehapi

Asistentë
1.Fatlum Berisha
2.Bujar Selimaj
3.Lumturije Muhadri
4.Fatmir Sekiraqa
5.Edmond Zeqiri
6.Besnik Morina
7.Granit Hyseni
8.Arbnor Bullatovci
9.Fitore Govori

Gjyqtarët e futsallit
1.Besar Beqiri
2.Besart Ismajli
3.Florentina Kallaba

Etiketa:FFK FIFA futboll Futsall gjyqtarë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë

3 Shkurt, 2023
Shneta

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023
Policia

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023
Gjilan

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në

3 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Orari i ndeshjeve të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës

30 Janar, 2023

Kuvendi miraton Statutin e ri të FFK-së

27 Janar, 2023

Aksionarët e FC Drita dalin me komunikatë në lidhje me Kuvendin e jashtëzakonshëm të FFK-së

25 Janar, 2023

Anulohet miqësorja me FC Shkupin

24 Janar, 2023

Këshilli Emergjent i FFK-së viziton stadiumet që u dëmtuan pas vërshimeve të fundit

23 Janar, 2023

Edhe Arens Mateli bëhet pjesë e SC Gjilanit

21 Janar, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com