Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit ka përfunduar një tjetër edicion të suksesshëm, derisa janë ndarë edhe trofetë për skuadrat kampione dhe çmimet për lojtarët më të dalluar në edicionin 2017/18.
Të pranishëm ishin edhe Bekim Rexhepi, anëtarit të Komitetit Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës, Isuf Ajeti, Komesar Disiplinor në LRFGJ dhe Besim Azizi, delegat në LRFGJ.
KF Shkëndija kampione në grupmoshën e Fatosave U-13
KF Shkëndija e udhëhequr nga pedagogët Selim Muja dhe Veton Xhemajli janë shpallur kampion në kategorinë e Fatosëve U-13 duke e mbyllur edicionin në pozitën e parë më 49 pikë. Futbollisti i kësaj shkolle të futbollit Meris Maliqi mori epitetin e golashënuesit më të mirë për edicionin 2017/18 duke realizuar 29 gola. Nën kampion i garës doli skuadra e FC Dritës më 42 pikë.
KF Dardana kampion në grupmoshën e Pionierëve U-15
KF Dardana e udhëhequr nga pedagogët Enver Sermaxhaj dhe Rasim Rahimi kanë arritur të shpallen kampion në kategorinë e Pionierëve U-15 duke e mbyllur edicionin në pozitën e parë më 44 pikë. Futbollisti Endi Sopi me 16 gola të realizuar mori epitetin e golashënuesit më të mirë për edicionin 2017/18 në këtë kategori. Nën kampion i garës doli skuadra e KF Vitisë më 42 pikë.
KF Galaksia kampion me grupmoshën e Kadetëve U-17
FC e udhëhequr nga trajnerët Armend Maliqi dhe Artan Sadriu kanë arritur të shpallen kampion në kategorinë e Kadetëve U-17 duke e mbyllur edicionin në pozitën e parë më 49 pikë. Futbollisti Mirlind Sopi me 18 gola të realizuar mori epitetin e golashënuesit më të mirë për edicionin 2017/18 në këtë kategori. Nën kampion i garës doli skuadra e KF Dardanës më 46 pikë.
Fjala e Komisarit të Garave
“Të nderuar, Zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës, trajnerë, futbollistë, gjyqtarë, delegat, prindër dhe media lokale! Në emër të kryetarit të Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan, Malazog Hoxha, ju uroj për përfundimin e një edicioni mjaft të suksesshëm dhe këtë po e bëjmë pikërisht me dorëzimin e trofeve dhe mirënjohjeve për skuadrat fituese në edicionin 2017/18.
Ky edicion ka qenë njëri ndër më të suksesshmit që ka organizuar Lidhja Rajonale e Futbollit në Gjilan, pasi që kemi shënuar progres të jashtëzakonshëm në disa fusha.
Për herë të parë të gjitha klubet dhe punëtorët sportiv janë pajisur me ID-Kartela të platformës FIFA Connect, derisa gjithashtu për herë të parë kemi filluar publikimin e materialeve të ndeshjeve (Orarin, rezultatet, tabelat, fotografitë) online përmes faqes zyrtare në “facebook” – Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit.
Ndarja e drejtësisë dhe shërbimet administrative ishin në nivelin më të lartë të duhur, derisa puna për tu përmirësuar edhe më shumë në këto drejtime do të vazhdojë edhe më tej.
Në fund, dua të falënderoj të gjitha klubet, të gjithë trajnerët, gjyqtarët, delegatët, punëtorët administrativ për punën e bërë gjatë viti.
/Armend Misni, Komisar i Garave në LRFGJ-së”/