DYLON

MTI: Vizita e zëvendësministrit Thaçi në Itali rezulton me konkretizimin e investimeve në Kosovë

MTI: Vizita e zëvendësministrit Thaçi në Itali rezulton me konkretizimin e investimeve në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Pas dy vizitave që ka pasur zëvendësministri i Faton Thaçi, në Itali, për fushat e ekonomisë dhe investimeve, ka filluar hapi i parë i konkretizimit të investimeve italiane në Kosovë.

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, piriti sot ne takim Pierpaolo Cavaglieri, përfaqësues i kompanisë italiane “Prima Produzione Europe Di Alkekengi Physalis”, ku si rezultat i dy vizitave të realizuara me biznesmenë italianë filloi konkretizimi i investimit në Kosovë nga sipërmarrës italian.

Zëvendësministri Thaçi e njoftoi me të arriturat e MTI-së, konkretisht për klimën afariste, politikat fiskale, si dhe sigurimin e investitorëve të huaj që shteti i Kosovës i ofron.

EkoHigjiena

Thaçi e njoftoi biznesmenin se bujqësia është identifikuar si sektor strategjik për investimet e huaja, që ndihmon në rritjen ekonomike dhe në gjenerimin e vendeve të punës.

Pierpaolo Cavaglieri sa the se është i kënaqur për zhvillimin e projekteve të reja në Kosovë.
“Është një projekt i ri dhe i vetmi në Evropë që po mundohemi që ta jetësojmë edhe në Kosovë. Ky projekt ka të bëjë me fushën e bujqësisë dhe sa i përket zhvillimit të agrokulturës, konkretisht frutit ALKEKENGI dhe ne jemi të parët në botë”, ka thënë ai.

Kultivimi i këtij produkti është shumë profitabil për fermerët e Kosovës dhe për këtë ne do të sjellim fabrikën nga Italia në Kosovë për përpunimin e këtij produkti, ku fermerët e kanë të siguruar tregun e shitjes.

Në fund u dakortuan që ky bashkëpunim të vazhdojë me koordinimin e aktiviteteve konkrete deri në finalizimin e projektit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.