Futbolli kosovar ka mbyllur një dekadë për t’u mbajtur mend. Pranimi i Kosovës në UEFA dhe në FIFA, si dhe dalja në arenën ndërkombëtare e klubeve kosovare shënon një kapitull të ri në futbollin ‘dardan’.
Deri më tani janë katër skuadra të cilat kanë marrë pjesë në garat ndërkombëtare, por në përgjithësi janë gjashtë kampion nga viti 2009 që shënon fillimin e dekadës së dytë në shekullin e ri.
KF Feronikeli është klubi i cili e ka dominuar futbollin kosovar në dhjetë vitet e fundit duke fituar tre tituj kampioni.
FC Prishtina ka fituar dy të tillë, ndërkohë klubet si Hysi, Trepça, Vushtrria, Drita dhe Trepça ’89 e kanë fituar nga një.
Epoka para pranimit në UEFA
Izolimit 25 vjeçar të futbollit kosovar i erdhi fundi më 3 maj të vitit 2016 në Kongresin e Budapestit. Deri në atë kohë që nga fillimi i dekadës së re FC Prishtina kishte triumfuar tre tituj kampioni, Trepça nga Mitrovica një, Hysi i Podujevës dhe Feronikeli një.
Por, jo të gjitha klubet arritën ta pritnin pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA. Klubi Futbollistik “Hysi u shua më 18 shkurt të vitit 2014, derisa pronari i saj Hysen Sadiku mori një vendim urgjent, pavarësisht se skuadra e asaj kohe ndodhej në pozitën e tretë të renditjes tabelare dhe mundësitë për të luftuar për titullin kampion ishin të mëdha.
Feronikeli ishte klubi i parë i cili arriti të shpallej kampion në vitin kur Kosova u pranua në UEFA dhe në FIFA. Klubi nga Drenasi ishte njëri ndër më të organizuarat në Kosovë, por së bashku me FC Prishtinën që atë edicion ishte fitues i Kupës nuk arritën të përmbushnin kriteret për licencim në UEFA dhe kështu mbeten pa luajtur në Evropë.
Trepça ’89 u bë klubi i parë i cili e shijoi arenën ndërkombëtare. Së bashku me ‘minatorët’ pjesë mori edhe FC Prishtina, i cili bëhet klubi me më së shumti pjesëmarrje në Evropë që nga periudha e pranimit.
FC Drita dhe KF Feronikeli mbeten skuadrat që kanë shënuar suksesin më të madh në arenën ndërkombëtare, duke kaluar fazën parakualifikuese në Ligën e Kampionëve dhe duke luajtur në rrethin e dytë të Ligës së Evropës.
Gazeta Sheshi ka bërë një përmbledhje të kampionëve gjatë dhjetë viteve të fundit, të cila u’a transmeton më poshtë:
2009/10 – KF Trepça
2010/11 – KF Hysi
2011/12 – FC Prishtina
2012/13 – FC Prishtina
2013/14 – FC Vushtrria
2014/15 – KF Feronikeli
2015/16 – KF Feronikeli
2016/17 – KF Trepça ’89
2017/18 – FC Drita
2018/19 – KF Feronikeli