Kombëtarja e Francës ka arritur në Aeroportin e Rinasit në Shqipëri. Kampionët në fuqi të botës tashmë kanë zbritur nga aeroplani dhe janë nisur drejt hotelit ku do të akomodohen.
Shqipëria do të presë Francën në stadiumin e ri Arena Kombëtare të dielën në orën 20:45, për ndeshjen e fundit të vlefshme të grupeve kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.
Trajneri i francezëve, Didier Deschamps, do ta mbajë një konferencë për media sot gjatë ditës..