Dadanapress mbanë kampanjën e vetëdijesimit në Kamenicë për mbrojtjen e të drejtave të Komunitetit rom.
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar kampanjën e vetëdijesimit në qendër të qytetit me qëllim të promovimit të drejtave të komunitetit Rom qe jetojnë në Komunën e Kamenicës.
Qëllimi fushatës vedisuese ishte promovimi dhe informimi i qytetareve për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit Rom, për integrimin e romëve dhe shfrytëzimin e të gjitha të drejtave në arsimi, punësimi dhe mirëqenia sociale, shëndetësia dhe banimi, etj.
Në kë aktivitet për shpërndarjen e fletëpalosjeve kanë marrë pjesë stafi i Dardanapressit, të rinjtë e komunitetit Rom, vullnetarët e organizatës.
Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve në kudër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve”. /2LONLINE/